Në tre muajt e parë të 2020-es në Kosovë janë hapur mbi 2 mijë ndërmarrje të reja.
Saktësisht janë regjistruar 2 311 ndërmarrje në periudhën janar mars të këtij viti, shkruan arbresh.info.
Në raportin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2020 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se ky numër është më i vogël se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të njëjtit raport ka rënie prej 3.86% të ndërmarrjeve të regjistruara.
“Në tremujorin e parë të vitit 2020 (TM1 2020) gjithsej janë regjistruar 2 311 ndërmarrje. Krahasuar këtë tremujor me tremujorin paraprak (TM4 2019) ka një rënie prej (-9.94%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar TM1 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2019) ka rënie prej (-3.86%) të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në raport.
E në mesin e ndërmarrjeve të regjistruar këtë vit në Kosovë shumica janë tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave.
Pasuar nga prodhimi me 363 ndërmarrje të regjistruara, e akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 270 ndërmarrje të regjistruara.
“Për sa u përket aktiviteteve ekonomike, më të preferuarat gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 590 ndërmarrje të regjistruara (25.5%); Prodhimi me 363 ndërmarrje të regjistruara (15.7%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 270 ndërmarrje të regjistruara (11.7%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 225 ndërmarrje të regjistruara (9.7%); Ndërtimtaria me 213 ndërmarrje të regjistruara (9.2%), etj .”, thuhet më tej në raport.
95.6% e ndërmarrjeve të regjistruara hynë në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar ndërsa asnjë nuk kalon 250 të punësuar.
“Gjatë këtij tremujori, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 209 ndërmarrje të regjistruara (95.6%); në kategorinë me 5 deri 9 të punësuar janë 64 sosh (2.8%); në kategorinë me 10 deri 19 të punësuar janë 25 ndërmarrje të regjistruara (1.1%); në kategorinë me 20 deri 249 të punësuar janë 13 ndërmarrje të regjistruara (0.6%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka ndonjë një ndërmarrje të regjistruar”, thuhet në raportin e ASK-së.
Komuna e Prishtinës prin me numrin më të madh të ndërmarrjeve të regjistruara këtë tre mujor, gjithësej741 ndërmarrje, pasuar nga Ferizaj, Prizreni e Gjilani.
“Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 741 ndërmarrje të regjistruara (32.1%); Ferizaj me 178 ndërmarrje të regjistruara (7.7%); Prizreni me 162 ndërmarrje të regjistruara (7.0%); Gjilani me 139 ndërmarrje të regjistruara (6.0%); Peja me 133 ndërmarrje të regjistruara (5.8%); dhe Fushë Kosova me 101 ndërmarrje të regjistruara (4.4%). Ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor”, thuhet në Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2020 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës./arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...