Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit duhet t’i sigurojë mbi 420 milionë euro të hyra për buxhetin e Kosovës. Grumbullimi i të hyrave për arkën e shtetit nga ATK, duket që nuk është i vështirë, pasi projekti i ri për dorëzimin e kuponëve fiskal nga qytetarët ka mundësuar mbledhjen e taksave shumë më lehtë.
Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, zëvendësdrejtori i ATK-së, Hamdi Hoxha. Ai ka thënë që për tre muajt e parë të këtij viti parashihet të bëhet dorëzimi i 350 mijë kuponëve fiskal, por edhe numërimi i pikëve do të jetë një sfidë për ta.
“Ne vetëm na kanë ardhur projeksionet e të hyrave. Aktualisht ne e kemi projeksionin e të hyrave për 420 milionë euro, kështu që po shpresojmë që do ta arrimë ta përmbushim edhe këtë plan për këtë vit. Sigurisht që neve edhe ky projekti i nxitjes dhe motivimit të qytetarëve për marrjen dhe dorëzimin e kuponëve fiskal na ka ndihmuar dhe trendi i të hyrave është pozitiv nga muaji në muaj. Po shpresojmë që edhe këtë vit të jetë trendi i të hyrave konformë edhe rritjes së planit të hyrave që është i paraparë në buxhetin e këtij viti… Vetëm në këtë tre mujor si po shihet do të shkon dorëzimi i plikove me mbi 350 mijë qytetarë, edhe ajo është një sfidë në vete me i përpunuar të gjitha ato pika dhe i përcjell për pagesë për të gjithë qytetarët”, tha Hoxha.
Ai është ndaluar edhe tek procesi i fiskalizimit të bizneseve duke treguar se cilat bizneset dhe personat fizik të cilët nuk janë të obliguar të ofrojnë kupon fiskal.
“Sipas Udhëzimit Administrativë 01/2015, janë të përcaktuara të gjitha kushtet dhe kur subjektet ekonomike juridike dhe personat fizik janë të obliguar që të lëshojnë kupon fiskal, po ka edhe raste ku ato nuk obligohen të lëshojnë kupon fiskal, në ato raste lëshojnë vetëm faturë, siç janë shërbimet e energjisë, shërbimet komunale, të telekomunikacionit, si dhe ndërmarrjet tjera publike që kompensimi për mallra dhe shërbime bëhet përmes një fature të përllogaritur . Çka nënkupton faturë e përllogaritur, shembull tek energjia elektrike, fatura lëshohet përmes një instrumenti matës, është ora elektrike që e mat numri apo sasinë e kilovatëve të energjisë elektrike të shpenzuar, kështu që ATK në çdo moment mundet me verifikua për të gjitha ato fatura që a është aq konsumi edhe aq pagesa, për secilin rast. “, tha Hoxha.
Për këto raste, ai thotë se ATK nuk kërkon mbulesë apo llogari prej bizneseve që i marrin shërbimet nga kompanitë të cilat janë të liruara dhe nuk kanë arka fiskale. Po ashtu, ai i ka treguar edhe bizneset të cilat subvencionohen nga shteti.
“Këto raste që janë të definuara me këtë Udhëzim Administrativ që mos me lëshua kupon fiskal, ne edhe si ATK nuk iu kërkojmë asnjërën nga këto ndërmarrje që të lëshojnë kupon fiskal, sepse është e definuar me Udhëzimin. Njëkohësisht sipas këtij Udhëzimi, janë të subvencionuar edhe disa veprimtari ekonomike, siç janë zejet e vjetra, punimet dore artizanatet, këto nuk janë të obliguara të blejnë vet arkën fiskale, mirëpo tek këto parashikohet që shteti të subvencionoj arrakat fiskale, kurdo qoftë që shteti kërkon që të fiskalizohen edhe këto, atëherë, blerjen e arkave fiskale duhet ta subvencionoj shteti“, tha Hoxha.
Ndërsa sa i përket bashkimit të Doganave me ATK-në, ai ka thënë se ATK është duke e bërë punën e vet, por që komisioni i cili është formuar për këtë çështje ka më shumë informata. Sipas tij, përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), kanë qenë në Kosovë dhe kanë vënë disa targete për të cilat thotë se nuk mund të japë detaje, pasi nuk është kompetent.
“Procesi i bashkimit të këtyre dy institucioneve si mbledhësit kryesor apo grumbulluesit e buxhetit të shtetit është në vijim e sipër. Mendoj që është duke vazhduar si duhet, ne së fundmi e kemi pasur edhe Misionin e Fondit Monetarë Ndërkombëtar, që kanë ardhur ekskluzivisht për këtë çështje dhe e kanë vu disa targete se si duhet të zhvillohet më teje ky proces, mirëpo pavarësisht kësaj, më kompetent për këtë janë edhe komisioni përkatës apo grupi punues se si është duke vazhduar ky proces. Ne si ATK nuk është duke na penguar asgjë në përformancën tonë, punët tona janë duke vazhduar sipas planit që kemi vu para vetës“, tha Hoxha.
Doganat dhe ATK-ja janë arkëtuesit kryesor të buxhetit të shtetit. Vetëm këtë vit të dyja bashkë duhet t’i sigurojnë të hyra mbi 2 miliardë euro.
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...