Ish ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula- Shiroka ka thënë se projekti i Termocentralit “Kosova e Re”, për pak sa nuk është shndërruar në “mollë sherri” i ndarjes së saj nga bashkëshorti.
“Burri më ka thënë se nuk duhet të nënshkruaj projektin për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’ me kapacitete prej 2000 megavatesh, pasi që si i tillë është i dëmshëm për Kosovën. Ai madje më ka thënë se nëse do të nënshkruaj projektin si të tillë, do t’i marrë fëmijët dhe do të ikë nga Kosova për të më lënë mua vetëm”, ka thënë Shiroka-Pula, në emisionin Oxygen, transmeton orainfo.
Sipas saj, kërkesa e bashkëshortit ka rezultuar të jetë në të mirë të Kosovës, pasi që tashmë është konstatuar se termocentrali i ri me kapacitete prej 2000 megavatesh është i panevojshëm për Kosovën.
“Ne më pas e bëmë një studim dhe e vlerësuam se kapacitetet gjeneruese prej 2000 megavatesh janë të panevojshme”, ka thënë ajo.
Ndryshe, tashmë ndërtimi i termocentralit “Kosova e re” është vendosur të jetë me kapacitete gjeneruese prej 300+300 megavatesh.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...