Google ADS

Për shkak të ndryshimeve fiskale, doganat do të kenë14 milionë euro më pak të hyra

11:53 | 13 Maj 2015
Arbresh.info

Doganat e Kosovës për periudhën tre mujore të këtij viti ka pësuar rënie të sasisë së mallit për 15.16%. Ndërsa, për këtë periudhë ka realizuar 2% të hyra më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Këto i ka bërë të ditur drejtori i doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna gjatë raportimit para Komisionit parlamentarë për Buxhet dhe Financa.

Rafuna po ashtu ka thënë se ndryshimet në pakot fiskale do të kenë ndikim në të hyra me ndikim prej 14 milionë euro më pak.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme