Afër 1 miliard euro është vlera që për një vit e gjysmë bankat në Kosovë kanë lëshuar kredi për bizneset në Kosovë. Kurse, vlera e përgjithshme e kredive të reja të lëshuara për ndërmarrjet gjatë periudhës janar-gusht 2015 është 439.5 milionë euro, prej të cilave 303.3 milionë euro janë dhënë për qëllime investuese të ndërmarrjeve, ndërsa 136.2 milionë euro janë dhënë për qëllime jo investuese të ndërmarrjeve.
Kështu ka thënë zëdhënësit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Besnik Kada, sipas të cilit gjithsej vlera e kredive të reja të lëshuara për bizneset gjatë vitit 2014 dhe deri në muajin gusht 2015 është 999.8 milionë euro.
Ai përmes përgjigjeve elektronike tha se gjithsej vlera e kredive të reja të lëshuara për ndërmarrjet gjatë periudhës janar-gusht 2015 është për 17.5 për qind më e lartë, krahasuar me vlerën e kredive të lëshuara për ndërmarrjet gjatë periudhës janar-gusht 2014. Përfaqësues e bizneseve vlerësojnë pozitive uljen e normave të kredive. Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, tha se ulja e normave të interesit për kredi ka ndihmuar bizneset.
“Kredit për to mund të sillen diku prej një mesatare prej 6 për qind që është dukshëm më e ulët krahasuar me periudhat ndoshta të një viti më herët. Kur financimi për biznese është bërë me kushte jashtëzakonisht të pa përshtatshme, të pa volitshme duke mos mundësuar kështu shtrirjen e operacioneve të bizneseve në Kosovë e implementimin në projekteve të reja ose zbatimin e planeve të bizneset nëse ata kanë pasur të tilla”, tha Zeka.
Sipas tij, ulja e normës së interesit ka ndikuar në përmirësimin e ambientit për bërje biznes. Ndërsa Alberat Matoshi, kryetar i Odës Ekonomike Gjermane, vlerëson se përfshirja e institucioneve të tjera financiare do të mundësonte që bizneset me projekte të mëdha kapitale të mund të zhvillonin biznesin.
“Nëse i shikojmë normat e interes dy, tre vitet e fundit ato kanë qenë mjaftë të larta… Çka unë pres më tepër që në këto investime të cilat kërkojnë një kapital shumë më të madh shumë më të fuqishëm. Një zgjidhje e rëndësishme do të ishte që institucionet tjera financiare, jo vetëm bankat komerciale të hynë në lojë të bashkë financojnë sepse nëse iu lihet në dorë vetëm bankave komerciale, atëherë nuk do të thosha që ato të ishin në gjendje që ta mbulojnë një investim të tillë”, tha Matoshi.
Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike tha se bizneset duhet të jenë të vetëdijshme se për çfarë marrin kredi, në mënyrë që të dinë se çfarë përfitimi kanë.
“Kur të japin pare gjithmonë kanë leverdi po krejt problem është si të kthehen ato para. Nëse e ke parasysh normën e interesit edhe kushtet për marrjen e kredisë, atëherë kanë më shu më leverdi se sa në vitet e më hershme. Dikur ka qenë norma e interesit dyshifror e tash është diku 7 për qind . Çka do të thotë që gatë që është përgjysmuar krahasuar ta zëmë për para tre vjetëve. Mirëpo biznesi para se të merr kredi duhet të llogarisë pse i duhet kredia, çka do të përfitoj prej asaj kredie dhe si do të kthej atë kredi. Nuk janë të rëndësishme tek e fundit kushtet në të cilat sigurohet kredia nëse ato nuk janë me ato për një çmim por duhet të dihet se paraja duhet të kthehet. Ose për mos kthimin e saj humb hipoteka “, tha Rexhepi.
Dy vite më parë normat e interesit që janë aplikuar në vend ishte mbi 12 për qind. Po ashtu, bizneset gjatë periudhave të viteve të fundit janë ballafaquar me procedura burokratike. Ndërsa sot bankat japin kredi me norma të interesit prej 6-7 për qind. Kështu duke e lehtësuar edhe mënyrën e dhënies së kredisë.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua