Në muajin tetor të këtij viti janë rritur çmimet e ushqimeve në Kosovë, krahasuar nga muaji paraprak, tregojnë të dhënat e publikuara dje nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
“Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,2% në muajin tetor 2017 krahasuar me muajin shtator 2017”, thuhet në raportin e ASK-së.
Por, edhe çmimi i cigareve është rritur për 0.1 për qind.
Siç njofton ASK, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet: buka dhe drithërat (1,5%), qumështi, djathi dhe vezët (1,8%), perimet (4,1%).
Por, në muajin tetor, krahasimi i çmimeve të konsumit me muajin shtator, tregon se ka pasur ulje në çmimet e pemëve (-3,9%) dhe e shërbimeve për transport.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...