Për rreth 2 orë, 100 mijë qytetarë serbë kanë aplikuar për përfitim të nga 100 eurove nga shteti.
Këtë e ka bërë të ditur sot Ministria e Financave për Tanjug, transmeton arbresh.info.
Të gjithë qytetarët e Serbisë të moshës madhore mund të bëjnë kërkesë përmes së internetit të Administratës së Thesarit për përfitim të kësaj shume nga shteti. Nga e premtja e 15 majit automatikisht do të filloj pagesa e 100 eurove për pensionistët dhe qytetarët që marrin ndihmë sociale.
Kjo do të bëhet për të përballuar më lehtë situatën e krijuar si pasojë e virusit Covid 19.
Ditë më parë mediat serbe kanë njoftuar se nga 100 euro do të përfitojnë edhe serbët që jetojnë jashtë vendit.
Aty thuhet se shteti do t’i ndihmoj në hapjen e llogarive bankare nëse nuk kanë të tilla në Serbi.
“Qytetarët serbë që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë gjithashtu për ndihmë shtetërore prej 100 euro, e cila do t’u paguhet të gjithë qytetarëve të rritur pas 15 majit. Ata që nuk kanë llogari në një bankë në Serbi, nuk do të kenë detyrime shtesë në lidhje me këtë sepse shteti do të hapë të njëjtën për ta”, thuhet aty./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...