Ani pse ka disa ditë që Kosova ka mbyllur kufijtë tokësor, importi i mallrave ka vazhduar normalisht.
Në vetëm 2 javë në shtetin tonë kanë hyrë mallra me vlerë afër 130 milionë euro.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Doganës së Kosovës dërguar arbresh.info.
Aty thuhet se për periudhën 9 mars deri 22 mars 2020, janë importuar produkte, vlera e të cilave ka arritur në 127 milionë e 404 mijë euro.
E produkti po kërkohet më së shumti këto ditë, grurë ka ardhë në sasi të madhe. Në këto dy javë janë importuar mbi 9 milionë kilogramë grurë vlera e të cilëve ka arritur në 1.9 milionë euro.
Saktësisht në këto të dhëna thuhet se janë importuar 9,207,960.00 grurë në vlerë 1,988,221.08.
Ndërsa miell janë importuar 2.6 milionë kilogramë.
Edhe produktet tjera janë importuar me ‘bollëk’.
Sasia e mishit të importuar është mbi 2 milionë, ose saktësisht 2.086 milionë vlera e të cilave ka arritur në 4.161 milionë euro.
Ndërsa gjedhe të gjalla janë importuar 685 mijë kilogramë, vlera e të cilave ka arritur në mbi 1 milionë euro.
E qumësht u importuan 1.6 milionë kilogramë, vlera e të cilëve ka arritur në 1.1 milionë euro.
Në këto dy javë nuk shihet ndonjë mungesë e produkteve, aty si zakonisht janë importuar rroba, mjete punë dhe produkte të tjera që nuk lidhen me virusin korona.
Ndërsa Kosova për të njëjtën periudhë ka eksportuar produkte vlera e të cilave ka arritur në 13.5 milionë euro.
Shuma nga to kanë qenë zarzavate vlera e të cilave ka arritur në 90 mijë euro ose 45 mijë kilogramë.
E vetëm ujë janë eksportuar mbi 1.1 milionë kilogramë e vlera e tyre ka arritur në 562 mijë euro.
E sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në mars të 2019-es Kosova importi I mallrave ka arritur në 289.1 milionë euro, ndërsa eksporti i mallrave kishte vlerën 29.5 milionë Euro.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 33.5% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 12.7% e përbëjnë produktet minerale; 10.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 5.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 4.2% e përbëjnë produktet bimore etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.4% e përbëjnë produktet minerale; 11.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.4% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...