Gjatë 10 muajve të parë të vitit që lamë pas bashkatdhetarët tanë që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të botës në formë të dërgesave në Kosovë kanë dërguar hiç më pak se 623.8 milionë euro, derisa gjatë gjithë vitit 2016 dërgesat nga diaspora ishin 691 milionë euro.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë muajit tetor të vitit që lamë pas nga diaspora në Kosovë në formë të dërgesave kanë ardhur 69.7 milionë euro, gjatë muajit shtator 63.1 milionë euro, gjatë muajit gusht 71 milionë euro, gjatë muajit korrik 60 milionë euro, gjatë muajit qershor 71.1 milionë euro, gjatë muajit maj 67.6 milionë euro, gjatë muajit prill 57.9 milionë euro, gjatë muajit mars 64.7 milionë euro, gjatë muajit shkurt 50.7 milionë euro dhe gjatë muajit janar 48 milionë euro.
Sipas të dhënave që janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës shihet se pjesa dërrmuese e dërgesave në vendin tonë kanë ardhur përmes agjencive të transferimeve të parave, një pjesë përmes bankave, si dhe një shumë tjetër e konsiderueshme nëpërmjet rrugëve tjera.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se më së shumti dërgesa edhe gjatë vitit 2017 kanë ardhur nga Gjermania ku gjatë nëntë majave të parë të vitit që lamë pas nga ky shtet në vendin tonë përmes dërgesave kanë ardhur më shumë se 110 milionë euro, shkruan Zëri.
Po ashtu, pas Gjermanisë, sipas të dhënave zyrtare, shihet se Zvicra renditet në vendin e dytë me gjithsej 65 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 20 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Italia me 12.9 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Austria me 12 milionë euro, Belgjika me 8 milionë euro, Suedia e Franca me mbi 10 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Norvegjia me 4 milionë euro, Kanadaja me 4.5 milionë euro, Anglia me 8 milionë euro, Danimarka me 1.1 milion euro, Finlanda me 2.2 milionë euro, Holanda me 1.6 milion euro, Sllovenia me 1.2 milion euro, si dhe nga shtete tjera 12.2 milionë euro dërgesa për nëntë muajt e parë të vitit që lamë pas. /Zëri/
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...