Në vend gjenden 11 qendra korrektuese në kuadër të Shërbimit korrektues të Kosovës.
E të burgosurit në këto qendra veç aktiviteteve tjera duket se edhe ushqimin e kanë cilësor.
Së fundi për ta kompletuar atë ishte hapur një tender për pemë dhe perime, shkruan arbresh.info.
Me hapje të tij për kontratën me titull ‘Furnizim me pemë dhe perime për Institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës’ ishte planifikuar të shpenzohej vlera prej 200 mijë euro.
Por, 7 kompanitë që kishin aplikuar kishin ofruar çmim më të ulët, nga 106.316,50 deri në 147.315,00
Ashtu siç ishte bërë e ditur me hapje të kontratës, ofrimi i çmimit më të ulët ishte kriter për dhënie të saj, ashtu edhe kishte ndodhur.
Fitues kishte dalë grup i operatorëve ekonomik “N.N.SH. SKAND – IN” dhe “ DONI PRODUCT SH.P.K.” nga kryeqyteti.
Këta operatorë për gjashtë muajt e ardhshëm do të furnizojnë me pemë dhe perime Institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në njoftimin për dhënie ta kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të prokurimit Publik thuhet se palët e interesuara mund të bëjnë ankesë.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.
Kompania ‘N.N.SH. ” SKAND – IN ‘ është regjistruar si biznes individual në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve të Kosovës në shkurt te 2014-es.
Ky biznes i cili nuk e ka bërë të ditur kapitalin është në pronësi të Fisnik Nezirit.
Ndërsa për aktivitet primar ka ‘teknologjia tjetër informative dhe aktivitetet shërbyese kompjuterike’, e sekondar ‘punime suvatimi’.
E kompania tjetër “ DONI PRODUCT SH.P.K.” është regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve të Kosovës në prill të vitit 2015.
Kjo kompani nga Ferizaj e cila gjithashtu nuk ka deklaruar kapitalin është në pronësi të Ejup Ahmetit.
Por së paku kjo zhvillon aktivitete e ngjashme me tenderin e fituar, primare ka tregtinë me shumicë e frutave dhe perimeve ndërsa sekondare tregtinë me pakicë e frutave dhe perimeve në dyqane të specializuara./arbresh.info/
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...