Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë, si dhe për mbështetjen e kësaj ministrie për fuqizimin e mëtejmë të sektorit në mbarë vendin, e në veçanti për fermerët e kësaj komune.
Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin për investimet e MBPZhR-së gjatë këtij viti, përmes të cilave ai tha se kanë përfituar edhe shumë fermer të kësaj komune, të cilët janë të njohur për veprimtaritë e tyre në sektor të ndryshëm të bujqësisë.Ai po ashtu vlerësoi investimet që vet komuna po ndanë për bujqësi duke e trajtuar si një prioritet. Ky bashkëveprim, tha ai, sjell rritje të prodhimtarisë dhe punësim.
Ministri po ashtu e njoftoi kryetarin për mbështetjen e ministrisë për vitin e ardhshëm, ku ai tha se përmes masave të shumta përkrahëse për shumë sektor, do të zgjerojnë mbështetjen për fermerët e rajonit të Pejës.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Bujqësisë, në këtë takim me theks të veçantë u diskutua për projektin turistik në Pejë, ‘Borea’ që përveç tjerash parasheh ngritjen e një qendre skijimi në këtë komunë. Min istri dhe kryetari u pajtuan që të kenë bashkëpunim kudo që kërkohet, si dhe të ndiqen të gjitha procedurat ligjore për fillimin e realizimit të tij.
Nga ana e tij, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri,e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Në këtë takim u diskutuan edhe për mundësi të realizimit të projekteve të ndryshme bashkëpunimi, me qëllim edhe të promovimit dhe zhvillimit të turizmit rural.
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...