Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka prezantuar “Parkun e Aventurave”, një projekt tjetër turistik në Pejë, i cili do të përurohet më 3 maj.
Përmes një postimi në Facebook, Muhaxheri ka thënë se ‘Parku i Aventurave’ është një atraksion turistik, unik në gjithë rajonin.
“Me kënaqësi të madhe ju prezantoj edhe një atraksion turistik në qytetin tonë Parkun e Aventurave, i cili është unik në gjithë rajonin tonë.
Përkushtimi jonë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik është udhërrëfyes për ta bërë qytetin e Pejës destinacion turistik”, ka shkruar Muhaxheri, shkruan Telegrafi.
Në largësi vetëm dy kilometra nga qendra e qytetit të Pejës është ndërtuar “Parku i Aventurave”, vend në të të cilin adrenalina dhe lojërat janë të jashtëzakonshme.
Në kuadër të parkut është edhe Shtëpia Alpike Ranch, e cila ndër të tjera ofron shërbimin hotelierer: ushqime bio. Aty është edhe ferma e dhive. Vizitorët do të kenë mundësinë edhe për kalërim. Krejt kjo përballë një peisazhi të bukur të qytetit të Pejës.
Parku ndodhet në lartësi mbidetare prej 720 metra, derisa Peja është vetëm 400 metra, që i bie 300 metra mbi lartësinë mbidetare të qytetit. Kurse nga qendra e qytetit vizitorë arrijnë për 5 minuta deri te caku.
Hapja e parkut do të ndodhë me 3 maj, ndërsa, shërbimet e tjera të Shtëpisë Alpike Ranch, janë në dispozicion nga data 8 prill.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës