PDK kundër marrëveshjeve financiare ndërkombëtare

11:02 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votoj pro marrëveshjes ndërkombëtare financiare që janë pjesë e rendit të ditës.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, shkruan arbresh.info.

“Nuk kemi votë për qeverinë e mashtrimeve 2.0. Nuk do të marrim pjesë në pikat në vijim të seancës”, ka thënë Krasniqi.

E këtë e ka konfirmuar edhe deputeti tjetër, Bedri Hamza.

Ai ka shtuar se nuk janë kundër marrëveshjeve të tilla por që nuk do të marrin pjesë në këtë votim.

“Do të jeni të përmbajtur dhe nuk do të marrim pjesë në votim, por ne nuk jemi për marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Hamza.

Për votim të këtyre marrëveshjeve ka kërkuar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se ato do të ndihmojnë në realizimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Kuvendi i Republikës së Kosovës në rendin e ditës së sotme ka disa pika për marrëveshje financiare ndërkombëtare.

  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
  • Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme