Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, përfaqësues i PDK-së, Sejdi Hoxha në mbledhjen e parë të këtij komisioni ka kërkuar kufizim të qasjes së qytetarëve në informacionet e këtij komisioni.
Ai ka thënë se e kundërta e saj mund të sjellë politizim të rasteve, shkruan arbresh.info.
Hoxha ka kërkuar që qasje tu lejohet vetëm mediave dhe shoqërisë civile.
“Unë jam dakord që medieve dhe shoqërisë civile tu jepet hapësirë, por nëse ndodhë kjo do të kenë hapësirë edhe qytetarët dhe mund të politizohet. Nuk mundet me pas qytetari informacion për çështje të caktuara dhe nuk mund të vijmë në fund te rezultati që po dëshirojmë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?