Google ADS

Patatja, shembulli më i mirë i kulturave bujqësore

13:20 | 7 Tetor 2016
Arbresh.info

Në Pestovë të Vushtrrisë sot u mbajt manifestimi tradicional “Dita e patates” në fabrikën Vipa chips.

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi theksoi me këtë rast se ka shumë kultura bujqësore që kanë treguar sukses, por shembulli më i mirë sipas tij është kultura bujqësore e patates në Kosovë.

Ai tha se ka vite që prodhuesit e patates përveç që plotësojnë konsumin në vend, por edhe për tregje të rajonit dhe më gjerë me eksport.

“sa herë kur flitet për pataten, pa dyshim se bëhet fjalë për Vushtrrinë dhe Pestovën”, tha Krasniqi.

Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Dibran Përquku tha se janë krenarë që fermerët e patates kanë shtuar prodhimtarinë dhe rendimentet e patates.

Ndërsa, drejtori i kompanisë ‘Pestova’, Bedri Kosumi duke vlerësuar lartë të arriturat për kultivimin e patates, tha se bujqësia është hambar pa kulm që varet nga kushtet klimatike, andaj sa më shpejt ai kërkoi të bëhet sigurimi i prodhimeve, të cilat janë nën qiell të hapur.

Ai po ashtu kërkoi që sistemi i ujitjes të zgjerohet edhe më shumë.

Në komunën e Vushtrrisë janë rreth 2 mijë hektarë me patate që rendimentet ishin rreth 35 mijë tonelata për një hektar, ndërsa në tërë Kosovën janë rreth 7 mijë hektarë të kultivuara me patate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme