Pasuria e deklaruar nga zyrtarët e lartë shtetërorë do të jetë nën “llupën” e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK).
Kjo e fundit ka bërë të ditur se do t’i kontrollojë rreth 850 formularë të deklarimit të pasurisë, me ç’rast është thënë se do të ngrihet edhe kallëzim penal për ata zyrtarë që e kanë deklaruar rrejshëm pasurinë.
Deklarimet e pasurisë së zyrtarëve kanë treguar edhe mospërputhje mes pagave nga buxheti i Kosovës dhe i pasurisë së krijuar.
Kreu i kësaj Agjencie, Hasan Preteni, ka thënë për gazetën “Zëri” se pas publikimit të pasurisë është detyrë e të gjithë mekanizmave që kanë për mision luftimin e korrupsionit që të veprojnë.
“Ligji për Deklarimin e Pasurisë në mënyrë specifike e ka përcaktuar se kush duhet të deklarojë pasurinë, kush është zyrtar i lartë caktohet me Nenin 3 të Ligjit për Deklarimin e Pasurisë. Emrat e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë janë publikë. Ndaj të të gjithë atyre që nuk e bëjnë këtë do të ushtrojmë kallëzime penale”, ka thënë Preteni.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...