Rreth 400 mijë euro pritet të kushtoj pastrimi dhe mirëmbajtja higjienike e objekteve të Administratës Tatimore të Kosovës.
Në njoftimin për kontratë të bërë publik nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik thuhet se pastrimi do të bëhet në sipërfaqe prej mbi 18 mijë m2, shkruan arbresh.info.
“DP (detyrat e dërguara të paguara) Incoterm 2010, Objekti i Drejtorisë së AK-së në Prishtinë, DTM në objektin e ish-Rilindjes në Prishtine, Regjioni Prishtina 3 e cila është vendosur në objektin e ish-Mekanizimit në Prishtinë, Mbledhja e Detyrueshme në Prishtinë, Objektet në zyrat regjionale Mitrovice, Gjilan, Ferizaj, Peje, Prizren, Gjakovë, zyrën në Graqanice, zyrën në Shterpcë. Rreth 18,699.70 m2.”, thuhet në njoftim.
Ndërsa vlera e parashikuar e kontratës është 390 mijë euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj.
Gjithashtu, aty janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes.
“ Operatori Ekonomik duhet te ofroj dëshmi të kënaqshme se qarkullimi vjetor i OE, gjate 3 viteve te fundit( 2017, 2018, 2019) ka qene ne vlere, se bashku ne te tri vitet, prej jo me pak se 400,000 Euro”, thuhet në njoftim.
Operatorët ekonomik mund të vizitojnë objektet e ATK-së ku do të bëhet pastrimi.
“Operatorët ekonomik mund të bëjnë vizitë për të parë gjendjen e objekteve ku do të bëhet pastrimi dhe mirëmbajtja higjienike e tyre, në ndodhjen e objekteve të AK-së me datat 09, 10.06.2020 duka filluar nga ora 09 00 AM në Prishtinë, me adresë Bulevardi Dëshmorët e Kombit & Bill Klinton, Prishtinë. Vizita nuk është obligative, por OE që shprehin interesim mund të bëjnë vizitë”, thuhet më tej në njoftim.
Kontrata e tanishme për pastrimi dhe mirëmbajtja higjienike e objekteve të Administratës Tatimore të Kosovës përfundon në muajin korrik 2020./arbresh.info/
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...