Për të matur ndikimin që masat kufizuese kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 kanë pasur në sektorin privat, pesë organizata që përfaqësojnë interesat e biznesit, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, kanë kryer një anketë të përbashkët, rezultatet e së cilës janë shpërndarë tek institucionet e vendit dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
Sipas kësaj ankete, e cila është kryer me 462 biznese në fillim të muajit prill rezulton se, 30 për qind e ndërmarrjeve të anketuara janë deklaruar se kanë zvogëluar numrin e të punësuarve.
“Për sa i përket numrit të punonjësve, 30 për qind e ndërmarrjeve të anketuara janë deklaruar se kanë zvogëluar numrin e të punësuarve. Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, rezulton që më së paku punonjës janë larguar nga ndërmarrjet e mëdha, ku vetëm 10 për qind e tyre kanë larguar deri në 30 për qind të fuqisë punëtore. Ndërsa largimet më të mëdha raportohen në ndërmarrjet mikro dhe ato të vogla ku rreth 13.9 për qind e tyre kanë larguar mbi 50 për qind të të punësuarve”, thuhet në rezultatin e prezantuar nga odat.
Po ashtu, sipas tyre, mbi 60 për qind të bizneseve u rrezikohet mbijetesa e tyre nga pandemia COVID-19.
“Për sa i përket numrit të punonjësve, 30 për qind e ndërmarrjeve të anketuara janë deklaruar se kanë zvogëluar numrin e të punësuarve. Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, rezulton që më së paku punonjës janë larguar nga ndërmarrjet e mëdha, ku vetëm 10 për qind e tyre kanë larguar deri në 30 për qind të fuqisë punëtore. Ndërsa largimet më të mëdha raportohen në ndërmarrjet mikro dhe ato të vogla ku rreth 13.9 për qind e tyre kanë larguar mbi 50 për qind të të punësuarve”, thuhet në rezultatin e prezantuar nga odat, shkruan Telegrafi.
Po ashtu, sipas tyre, mbi 60 për qind të bizneseve u rrezikohet mbijetesa e tyre nga pandemia COVID-19.
Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë të prekura nga kjo situatë, Qeveria në detyrë e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë