Llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës pritet të zhbllokohen pasdite.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, kryetari i sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj.
Ai ka thënë se kështu është biseduar në takimin e sotëm mes përfaqësuesve të Telekomit të Kosovës, kryeministrit, Avdullah Hoti dhe pronarit të z-mobile, Blerim Devollit.
Balaj ka thënë se përgjegjësinë e ka marrë Qeveria e Kosovës.
“Qeveria e ka marrë përgjegjësinë për çështjen e Telekomit të Kosovës, ka qenë takim rreth 40 minuta, prezent kanë qenë edhe pronarët e z-mobile. Për shkak të përgjegjësisë sepse kanë qenë jashtëzakonisht korrekt edhe ministri dhe kryeministri dhe nuk do të doja që të prononcohesha më shumë për shkak se do t’i presim deri pasdite sepse ashtu jemi marrë vesh por nuk e shohë ndonjë qëllim që mundet me na dërgu përpara. Vet formati i takimit dhe prezenca e personave në takim ka qenë jashtëzakonisht për mu e keqe. Unë besoj që deri pasdite do t’i presim dhe të japin një përgjigje konkrete. Unë po shpresoj ashtu dhe gjithçka do të dihet pasdite”, ka thënë ai.
Ndryshe arbresh.info ka raportuar ekskluzivisht për bllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës javën që lamë pas./arbresh.info/
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...