Pas koronavirusit, Kosova pritet të prekët nga një tjetër pandemi e rëndë ekonomike

09:42 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se beteja me Coronavirusin do të kalojë, por vendin do ta presin shumë sfida edhe më të mëdha në luftë me pandeminë ekonomike dhe rimëkëmbjen e saj.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu ka thënë se për dallim nga vendet tjera që synim e kanë eliminimin e efekteve negative nga Coronavirusi, Kosova lufton në tri fronte, atë me Coronavirusin, aspekti ekonomiko-social dhe jo stabiliteti politik.

“Kosova ka hyrë nga kriza në krizë dhe efektet e kësaj krize do të jenë shumë të mëdha, mirëpo çka e dallon Kosovën nga vendet në rajon dhe më gjerë është fakti se ato vende kanë vetëm një synim dhe ai është të minimizohen efektet negative nga Coronavirusi, ndërsa Kosova lufton në tri fronte”.

“Fronti i parë është Cororanavirusi, i dyti është aspekti ekonomiko-social dhe i treti është jo stabiliteti politik, që në një far forme po e dëmton qytetarin e Kosovës shumë më tepër se frika nga Coronavirusi”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, efektet negative nuk mund të sanohet me deklarata sterile. Madje, pas pandemisë me Coronavirus, Gërxhaliu thotë se do të kemi një pandemi ekonomike.

“Nuk munden të sanohen efektet negative të kësaj pandemie ekonomike vetëm me deklarata sterile, kalojnë një muaj dhe nuk kemi analizë të mirëfilltë të sektorit të goditura, nuk kemi një debat të mirëfilltë me sektorin privat për të deklaruar dëmet nga ndalimi i aktiviteteve ekonomike, dhe nëse nuk e din ku je, do ta kesh shumë të vështirë pastaj”.

“Kështu që besoj se duhet të shkarkohemi nga popullzimi, duhet të lirohemi nga protagonizmi, duhet të kemi qasje ekonomike në aspektin studiues dhe tek atëherë të flasim për pasojat”, ka thënë ai.

Ish-kryetari i Odës Ekomonike, thotë se kemi rënie më shumë se 200 milionë nga ATK-ja dhe Dogana e Kosovës, është grushti më i madh që është duke i dhënë stabilitetit social dhe ekonomik në Kosovë, raporton EO.

“Në rend të parë duhet të kuptohet u dëshmua se një shtet që ka një sektor privat të zhvilluar ka stabilitet social dhe qëndrueshmëri ekonomike më të madhe. Për fat të keq, nga një situatë e tillë e krijuar kemi mësuar sesa e rëndësishme qenka sektori privat dhe sado më tepër bëhet për sektorin privat, është një garanci se do ta kemi një ardhmëri më të mirë”.

“Nuk duhet të flasim vetëm atë çka vërtetë iu shkon tjerëve, duhet të jemi konkret në këtë drejtim dhe të pranohet realiteti se Kosova ka hyrë në një krizë të thellë dhe të pranohet se na ka kapluar pandemia në prag të miratimit të buxhetit. Dhe definitivisht që vetë fakti se kemi rënie më shumë se 200 milionë nga ATK-ja dhe Dogana e Kosovës, është grushti më i madh që është duke i dhënë stabilitetit social dhe ekonomik në Kosovë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme