Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me anë të një njoftimi për media thotë se, mirëpret konstituimin e qeverisë së re të Kosovës, ku sipas tyre, kjo po bëhet në një moment kur vendi ka nevojë për reforma në biznes.
Oda shton se beson se adresimi i çështjeve që lidhen me kapitalin njerëzor, përmirësimi i sundimit të ligjit, zbatimi i drejtë i ligjeve, si dhe luftimi i korrupsionit, duhet të jenë në themel të agjendës së qeverisë së re, ndërsa hartimi i një strategjie të fuqishme kombëtare të zhvillimit ekonomik duhet të jetë ndër prioritet më të rëndësishme të organit të ri ekzekutiv.
“Qeveria e re duhet të garantojë një ekonomi të lirë të tregut si dhe një mjedis të barabartë i cili do të lejonte investitorët vendorë dhe të huajë të shfrytëzonin potencialin e tyre të plotë për një rritje të përshpejtuar ekonomike, e cila do të ndihmonte në krijimin e vendeve të reja të punës, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, dhe rrjedhimisht ofrimin e perspektivës më të madhe për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Odës, përcjell Telegrafi.
Në fund, Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga qeveria demonstrojë rol aktiv në fuqizimin e dialogut me sektorin privat, me qëllim të përmbushjes së synimeve për zhvillim ekonomik.
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...