Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot do të takohet me kryeshefen, anëtarët e bordit dhe përfaqësuesit e sindikatës së ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës.
Burime të arbresh.info kanë bërë të ditur se takimi do të filloj pas rreth 15 minutave.
“Takimi mes ministrit dhe përfaqësuesve të Telekomit të Kosovës do të filloj në orën 08:30”, ka thënë ky burim.
Në këtë takim do të diskutohet për gjendjen në Telekom pas bllokimit të llogarive bankare.
Për këtë të fundit dje ekskluzivisht ka raportuar arbresh.info.
Bllokimi ka ardhur pasi ditë më parë Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.
Ndaj kësaj të fundit ka reaguar edhe ndërmarrje teksa kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Shtetit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në komunikatën e ndërmarrjes ndër të tjera thuhet se Telekomi po kërcënohet me falimentim.
“Me një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës. 6.07.2020 u refuzua prapësimi i debitorit Telekomi i Kosovës dhe u kalua në fuqi te përmbaruesi privat urdhri përmbarimor për shumën e obligimit financiar prej rreth 24.6 Milionë Euro. Me këtë vendim të procedurës së përshpejtuar përmbarimore, të pa peshuar dhe vlerësuar sa duhet, Telekomi i Kosovës po kërcënohet me falimentim. Edhe pse ekzistojnë mundësi ankimimi në Gjykatën e Apelit, e njëjta nuk e prolongon medoemos ekzekutimin e urdhrit përmbarimor”, thuhet në reagim./arbresh.info/
EKSKLUZIVE- Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, rrezikohet me falimentim
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh