Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës ka gjetur se parregullsi në ndarjen e subvencioneve në komunën e Gjilanit.
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri gjatë vitit që lamë pas u ka ndarë më shumë se një subvencion disa personave.
Në gjetjet e kësaj zyre thuhet se një numër i fermerëve ishin përfitues të dy e më shumë subvencioneve duke rënë në kundërshtim me rregulloren e Subvencioneve të Komunës së Gjilanit, shkruan arbresh.info.
“Rregullorja e Subvencioneve e Komunës së Gjilanit Neni 6.2 përcakton se personi fizik apo juridik vetëm një herë në vit mund të jetë përfitues i subvencioneve të ndara nga Komuna. Gjatë analizës së gjashtë subvencioneve të dhëna nga Komuna e Gjilanit, në tri prej tyre të dhëna për “Furnizim të bletarëve me shtëpiza tre-katëshe të tipit L&R’’, “Ngritjen e 15 hektarëve me kulturën e arrës” dhe për “Mekanizma Bujqësor”, kemi gjetur se një numër i fermerëve ishin përfitues të dy e më shumë subvencioneve”, thuhet në gjetjen e ZKA-së.
Ndërsa drejtori për Bujqërisë e ka arsyetuar këtë mosrespektim me vlerën e vogël të subvencioneve.
“Sipas Drejtorisë për Bujqësi, arsyeja pse personat e njëjtë kanë përfituar më shumë se një herë subvencione është sepse disa prej tyre janë të vogla për nga vlera, kështu që nuk është parë e arsyeshme të eliminohen përfituesit e njëjtë”, thuhet në njoftim.
Në të njëjtin njoftim thuhet se dhënie e dy e më shumë subvencioneve te një përfitues shfaq dyshime mbi korrektësinë e dhënieve të subvencioneve.
“Dhënia e shumëfishtë e subvencioneve për përfituesit e njëjtë duke i privuar të tjerët përfitues madje edhe nga përfitimi i njëhershëm, përveç që shfaq dyshime mbi korrektësinë e dhënieve të subvencioneve, gjithashtu ndikon në dëmtimin imazhit të Komunës dhe dekurajon fermerët për të aplikuar për subvencione në të ardhmen”, thuhet më tej në raportin e ZAK-së.
Gjithashtu i është kërkuar kryetarit, Lutfi Haziri që të respektohet Rregullorja e komunës , ku një fermer nuk mund të jetë përfitues më shumë se një herë brenda vitit. Përndryshe të shqyrtohet mundësia e ndryshim-plotësimit të rregullores për dhënie të subvencioneve./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...