Shkalla e papunësisë në Kosovë si pasojë e pandemisë ka shkuar në 50 për qind, nga rreth 30 për qind sa ka qenë në muajin mars, thotë kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.
Madje, Ajdini ka thënë se kjo shifër mund të jetë edhe më lartë, por pasi që nuk ka ndonjë analizë të thuktë nuk mundë të flitet.
“Menjëherë thuaje 50%, për atë arsye po them se pandemia na ka dëmtuar mjaft në zhvillim ekonomik edhe për atë arsye po them se janë mbyllur disa biznese dhe ka rënie të papunësisë, megjithatë atë papunësia është diku 50-50 dhe mundet edhe më lartë me qenë, por mbasi nuk kemi ndonjë analizë të thuktë nuk guxojmë të flasim ndonjë fjalë boshe”.
Ai ka paralajmëruar edhe kolaps në nivel shtetërorë nëse vazhdon situata e rënduar ekonomike në vend.
Ndërsa për Pakot Ekonomike nga Qeveria ai ka thënë se janë zhgënjyese sepse asnjëherë nuk janë ekzekutuar në kohë të duhur, raporton EO.
“Është zhgënjyese, sepse nuk ju ka dhënë në kohë të caktuara dhe në kohë të duhur dhe kanë prit sa muaj, por më në fund u realizuan. Nëse vazhdon situata kështu ta them sinqerisht vaj halli për neve dhe atëherë do të jetë një kolaps në nivel shtetërorë”.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...