Agjencitë buxhetore në Kosovë po kritikohen nga organizatat financiare dhe nga ekspertë të çështjeve ekonomike për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike, shkruan REL.
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) lidhur me aktivitetet e prokurimit për vitin 2014 kishtekonstatuar se shumë organizata buxhetore, në 537 raste të raportuara, nuk kanë respektuar ligjin e prokurimit publik.
Ky organ kishte theksuar se ka pasur parregullsi në vlerësimin e ofertave, në marrjen e vendimeve të gabuara për fituesit, në trajtim jo të barabartë të ofertave, në dosjet e tenderit, specifikimet teknike, kriteret për dhënie të kontratës dhe shkelje të tjera.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Milazim Abazi, thotë se keqmenaxhimi i financave publike është një e keqe që po i ndodh Kosovës në vazhdimësi.
“Një prej pikave më të dobëta, me të dhimbshme, më të korruptuara është menaxhimi i parasë publike. Kjo ndodh për shkak se ka ndërhyje të politikës në organet e prokurimit në të gjitha nivelet. Nëse dëshirohet të bëhet diçka duhet të pengohet ndërhyrja e politikës në organizatat buxhetore”, thekson Abazi.
Pas pranimit të raportit vjetor për vitin 2014 nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, kishte deklaruar se gjendja është brengosëse për mënyrën se si po shfrytëzohet paraja publike.
Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë është miratuar në vitin 2008. Në këtë ligj, “paratë publike” nënkuptojnë paratë ose pasuritë financiare që pranohen dhe janë nën përkujdesjen e një autoriteti publik.
Profesori i ekonomisë, Musa Limani, thekson se është i dëmshëm fakti ku paratë publike nuk shkojnë aty ku duhet.
Qeveria e Kosovës, shton ai, duhet të orientojë këto financa publike aty ku është interesim më i madh i ekonomisë së vendit dhe bizneseve.
“Çdo abuzim i parasë publike, normalisht, që ndikon negativisht në orientimin e gabuar të mjeteve financiare që shprehet edhe në dinamikën e zhvillimit ekonomik”.
“Lidhur me këtë do të theksoj, vetëm tek investimet kapitale që janë paraparë në buxhet janë diku 700 milionë euro për investime kapitale dhe 90 për qind e këtyre investimeve shkojnë në infrastrukturë rrugore. Unë si ekonomist e kuptojë rëndësinë e infrastrukturës, por mendoj që orientimi i këtyre investimeve duhet të bëhet në kapacitete prodhuese”, thekson Limani
Për të eliminuar disa nga këto parregullsi të keqpërdorimeve të parasë publike, eksperti i ekonomisë, Milazim Abazi, thekson se prokurimi elektronik do të ishte njëra nga mënyrat më të mira të eliminimit.
“Kjo mënyrë e prokurimit do ti eliminonte shumë nga dobësitë e deri tashme, por jo të gjitha. Që të zgjidhen të gjitha parregullsitë duhet që politika kosovare t’i largojë duart dorë nga korrupsioni”, thekson ai.
Ndryshe, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave për të përmirësuar këtë gjendje të keqmenaxhimit të parasë publike kanë bërë të ditur se së shpejti do të dërgojnë Ligjin e prokurimit publik në Qeveri dhe pastaj në Parlament.
Ligji, sipas tyre, do të përcaktojë rregullat e reja të prokurimit publik dhe do të forcojë llogaridhënien dhe transparencën.
Njëkohësisht, është theksuar se po punohet në përgatitjen e platformës elektronike për të filluar zbatimin e prokurimit elektronik në të gjitha organizatat buxhetore./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...