Për tre muaj në Kosovë asnjë litër qumësht nuk kishte hyrë nga Bosnje dhe Hercegovina.
Por, pas largimit të taksës, trendi kishte ndryshuar, shkruan arbresh.info.
Nga ky shtet gjatë prillit të këtij viti është importuar qumësht në vlerë afër 250 mijë euro. Dogana e Kosovës në bilacin tregtar të publikuar ka bërë të ditur se gjatë muajit të katër të këtij viti në vend ka hyrë qumësht nga Bosnje dhe Hercegovina në vlerë saktësisht 249 mijë e 760 euro.
E kjo po konsiderohet si shumë shqetësuese nga qumështarët në vend.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Milazim Berisha ka thënë për arbresh.info se kanë kërkuar nga Qeveria takim për ndalesë të këtij import.
“Gjendja është shumë e keqe sa i përket shitjes së qumështit dhe produkteve të tij sidomos në periudhën e fundit është duke u vështirësuar. Ne kemi bërë kërkesë të kryeministri, ministrja e ekonomisë dhe te ai i financave të takohemi dhe të bisedojmë dhe ta gjejmë një zgjidhje që sidomos në këtë periudhë të bëhet një ndalese dhe t’i jepet më shumë hapësirë produkteve tona”, ka thënë ai.
Berisha ka shtuar se ndalesa do të duhet të bëhej sidomos në këtë kohë pandemie.
“Është dashtë Qeveria patjetër të marrë masa dhe të mbroj prodhimet vendore e sidomos qumështit që hynë në një prej sektorëve më të zhvilluar në Kosovë, ka një numër të madh të punësuarve por nuk po bëhet asgjë”, ka shtuar ai.
Ai ka përmendur edhe shërbimin e qumështit të importuar në qendrën e studentëve.
“Para disa ditëve ishim dëshmitarë që edhe në qendrën e studentëve që po shërben si karantinë po shërbehet qumësht i imponuar”, ka shtuar kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Milazim Berisha.
Dy vite më parë Qeveria e Kosovës kishte vendosur masa të përkohshme mbrojtëse në importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Në mbledhje është aprovuar edhe vendimi për zbatimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për masa të përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve dhe perimeve vendore dhe për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina. Vendimet do të fillojnë së aplikuari nga dita e miratimit të tyre nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për media.
Ndërsa nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kishin bërë të ditur se vendimi ka ardhë pasi qumështi nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulë, nën koston e prodhimeve vendore të qumështit
“Vendimi ka ardhur pas një hetimi që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur mbi masën 20 për qind dhe ka ndikuar në dëmtimin e produkteve vendore për faktin se importi i produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulët i cili është nën koston e prodhimeve vendore të qumështit”, kishte njoftuar MTI.
Ministri i atëhershëm i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i kishte siguruar prodhuesit vendor, se do t’i mbrojmë në çdo rast sipas ligjit. Agnesa Citaku /arbresh.info/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...