Për të parandaluar përhapjen e Covid 19, Qeveria e Kosovës kishte marrë disa vendime ndër të tjera edhe reduktimin dhe ndalimin e plotë për një kohë të fluturimeve në aeroportin e Prishtinës.
E, kjo ka shkakuar që numri i fluturimeve të zvogëlohet për afër 97% krahasuar me vitin e kaluar.
Gjatë periudhës prill-qershor 2020, nga ky aeroport janë kryer vetëm 94 fluturime, ndërsa numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 19 mijë, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, krahasuar me tre mujorin e dytë të 2019-es, kemi ulje për 96.79%.
Kështu bëhet e ditur në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM2 2020, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Aty thuhet gjithashtu se ky është numri më i ulët i fluturimeve të kryera që nga viti 2011.
“Numri i fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2020 është 94 në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2019) kemi ulje për 96 % si rezultat i vendimit te Qeverise ne muajin Mars me masat e ndërmarra ne luftimin e COVID-19, ku u ndërprenë fluturimet. Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 19 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2019) kemi ulje për 96.79%”, thuhet në raportin e ASK-së.
Në këtë raport thuhet gjithashtu se rënie të shfrytëzimit është vërejtur edhe në transportin hekurudhor./arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...