Google ADS

Panairi “Mirëserdhët në Janjevë”, Kurti: Qeveria jonë po investon në përmirësimin e infrastrukturës së Janjevës

11:36 | 7 Tetor 2024
L G

Në hapjen e panairit “Mirëserdhët në Janjevë”, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se në këtë vend natyra dhe tradita takohen dhe harmonizohen kaq mirë.

Në fjalën e tij të rastit, Kurti theksoi në restaurimin e shtëpive në këtë pjesë të vjetër të vendit.

“Qeveria jonë po investon në Janejvë me restaurimin e shtëpive, në turizëm dhe në përmirësimin e infrastrukturës po ashtu edhe në shtrirjen e ujësjellësit. Ky projekt hap rrugën e Kosovës më diasporën për investim në Janevë. Shtëpitë e restauruara do të jenë të gatshme për banim apo për shfrytëzimin e tyre nga artizanalet”, tha Kurti.

Të pranishëm në panair janë edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku, shefi i zyrës së BE-së, ambasadoria e Kroacisë në Kosovë, përfaqësuesi i UNDP-s në Kosovë etj./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Hapet panairit “Mirëserdhët në Janjevë”, në fokus ushqimet dhe veshjet tradicionale

Të ngjashme