Hyrja në fuqi e pakos së re fiskale më 1 shtator të vitit të kaluar, nuk pati efekte të mëdha tek bizneset. Madje sipas përfaqësuesve të komunitetit të bizneseve ndryshimet e TVSH-së veç sa e rënduan sektorin e prodhimit. Po ashtu, sipas tyre kishte edhe paqartësi ligjore më të cilat janë ballafaquar komuniteti i biznesit.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha për KosovaPress se ka pasur ankesa nga ana e bizneseve dhe paqartësi për lirimin e tatimeve. Ai tha se nuk pati ndikim ashtu siç ishte premtuar nga qeveritarët.
“Jemi dëshmitarë tashmë në vitin e ri pas 4-5 muaj të hyrjes në fuqi të normave të reja të TVSH që edhe ai synimi i Ministrisë së Financave që të ulë çmimet e artikujve esencial nuk është përmbushur. Për shkak se çmimet ose kanë mbetur të njëjta ose lëvizja në to është jashtëzakonisht jorelevante. Ose jo me shumë ndikim në shportën e konsumatorit. Ajo që dua të them është që sidomos në ditët e para të hyrjes në fuqi të TVSH-së ka pasur ankesa më të shumta për shkak të paqartësive me të cilat janë përballur bizneset. Si rëndom institucionet ta tim mbledhëse po flasë këtu për doganat për ATK ,nuk kanë qenë të përgatitura për fuqizimin e ligjit dhe normave të reja që në ditën e parë, dhe kjo ka shkaktuar një paqartësi tek bizneset edhe natyrisht një ndoshta shpresoj që të mos ketë ndodhur gabime në deklarim”, ka thënë ai.
Ndërsa, Samir Krasniqi, kryqtar i Odës Ekonomike Gjermane, tha se me ndryshimet e pakos fiskale te lëndët e para dhe makineritë prodhuese pati edhe manipulime.
“Lirimi nga TVSH-ja për lëndët e para dhe nga makineria prodhuese. Me këtë është duke u manipuluar nga Qeveria e Kosovës. Pra, nëse ke importuar para 1 shtatori një lëndë të parë e cila nuk ka qenë e liruar nga TVSH-ja e ka paguar këtë TVSH dhe kjo më pastaj është ri-mbursuar më vonë në rastet e shitjes së produktit final. TVSH merret nga produkti final. Në këtë rast biznesi është favorizuar dhe është stimuluar vetëm në rrjedhën e parasë që nuk e ka paguar avancë atë pjesë të TVSH-së. Në asnjë mënyrë nuk mund të themi se është liruar krejtësisht. Kjo pjesë pastaj është një pjesë e lirë një kesh i lirë për biznesin për të investuar. E njëjta gjë është edhe për makinerinë prodhuese. Çka është e rëndësishme që lirimi nga dogana natyrisht edhe kjo është pozitive por që edhe këtu duhet të sqarohet qartë. Makinerinë për prodhim para 1 shtatorit nëse kemi importuar nga vendet që kanë qenë anëtare të CEFTA-së ka qenë edhe ashtu të liruara nga dogana”, është shprehur ai.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB),Agim Shahini, tha për KosovaPress se përshkallëzimi i TVSH-së, ka rrit të hyrat buxhetore. Ai vlerëson se qeveria duhet të merr masa të tjera në mënyrë që të përmirësojë ambientin e bërjes biznes.
“Përshkallëzimi i TVSH-së në Kosovë është vlerësuar nga AKB-ja, si një hap i cili që ka r rit buxhetin e Kosovës po njëkohësisht ka tentuar që të ulë TVSH-në në disa produkte primare e që ato janë tepër të vogla në krahasim me ato që iu është rritë TVSH-ja. Me këtë bizneset nuk kanë përfituar shumë në kuptimin se ata paguajnë TVSH më pak gjatë importit dhe rimbursojnë më pak gjatë importit. Kjo e bënë që dogana të mbetet në fuqi në disa produkte që janë lëndë e parë dhe teknologji prodhuese. Në këtë drejtim mendoj që Qeveria e Kosovë do të duhej të përmirësoj edhe më tutje politikat fiskale”, tha Shahini.
Këshilltari për ekonomi i kryeministrit Isa Musatafa, Sokol Havolli tha se ndryshimi i TVSH-së ka bërë që bizneset të paguajnë 5 milion euro më pak doganë.
“Ndryshimet fiskale të cilat e kanë karakterizuar pakon e re fiskale gjatë viti t 2015, kanë pasur reflektimet e tyre edhe për ekonomitë familjare edhe për bizneset. Kemi pa në disa publikime të Ministrisë së Financave se ndikimi direkt për bizneset ka qenë se kanë paguar doganë dhe TVSH, 5 milionë euro më pakë, në periudhën prej se ka hy në fuqi pako e re fiskale që nënkupton se për mallrat kapitale dhe mallrat e linjës prodhuese bizneset të cilat merren me këto aktivitete ka pasur një rritje të likuiditetit dhe të kushteve më të mira në të bërit biznes”, tha Havolli.
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...