Pagesa e subvencioneve për bujqit e Kosovës nis javën e ardhshme

12:46 | 16 Tetor 2020
V. S.

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka njoftuar në seancën e sotme të Kuvendit se që nga java e ardhshme do të fillojë pagesa e subvencioneve për bujqit kosovarë.

Po ashtu, Mustafa ka bërë të ditur se që nga java e ardhshme do të fillojë edhe pagesa e kompensimeve të dëmeve në bujqësi për përiudhën Janar-Qershor 2020.

1.9 milionë është shuma që do të ndahen për kompensimin e dëmeve të bujqve.

Të ngjashme