Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka paralajmëruar rritjen e pagave nga viti i ardhshëm dhe skemës sociale, por jo dhe të pensioneve.
Ai në një konferencë për media tha se rritja e pagave do të bëhet nga një janari dhe ajo do të jetë sipas rritjes ekonomike.
“20 për qind do të ketë rritje të skemës sociale, nga e cila do të përfitojnë 26 mijë familje”, tha Hamza.
Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se buxheti për vitin 2018 është buxhet i zhvillimit për rritje ekonomike dhe rritje të pagave.
“Është një lajm i mirë se ministri Hamza për këto ditë ka përmbushur planin qeveritar për 2018. Rishikimi i buxhetit nuk ka pasur vonesa. Na vjen keq që disa kategori kanë pritur gjatë për pagat e tyre”, tha ai.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri