Një pagë prej 400 eurove që po kërkohet nga sindikatat del të jetë, përveç e pa përballueshme për qeverinë, edhe e rrezikshme për ekonominë. Sipas ekspertëve, një pagë prej 400 eurove do të rriste numrin e të papunëve në pamundësi për tu paguar nga bizneset.
Ekonomistit Safet Gërxhaliu, për arbresh.info ka thënë se vendimi për ndryshimin e pagës minimale është një vendim i vonuar, por besoj që është mëse i nevojshëm jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe psikologjik, pasi që me vite nuk kemi pasë ndryshim të pagës.
Sipas tij paga minimale 250 euro e propozuar nuk duhet të jetë dominante dhe ajo është pragu i fundit që një page nuk mund të shkojnë nën këtë nivel.
“Paga minimale 250 euro e propozuar nuk është paga që duhet të jetë dominante dhe ajo është pragu i fundit që nuk mund të shkojë një pagë nën këtë nivel”, tha Gërxhaliu.
Gërxhaliu shtoi se nëse paga minimale shkon në 400 euro atëherë do të ketë reduktime të vendeve të punës.
“Definitivisht duhet të kemi kujdes me këto kalkulime sepse do të ketë reduktim të vendeve të punës dhe tkurrje të afarizmit”, shtoi ai.
Edhe sipas ekonomistit Mustafë Kadrijaj, një pagë prej 400 eurove mund të ndikojë që papunësia të rritet, por rrezikun më i madh sipas tij është që po largohet fuqia punëtore si rezultat i pagës shumë të vogël.
“Unë së pari kam qenë në bazë të shportës të konsumit, jo për 400, por për 350 euro, është diçka e nevojshme ndoshta mundet mu rritë papunësia në afat të shkurtë, por rrezikun ma t’madh e kemi që po na largohet fuqia punëtore si rezultat i një page shumë nënçmuese, siç është deri më tani”, shtoi Kadrijaj.
Sipas tij rroga minimale 264 euro nuk mjaftojnë që një person ta mbajë vetveten e lëre më familjen e vet, dhe rroga minimale që plotëson sado shportën e konsumit është rroga prej 350 euro.
Rikujtojmë se ngritja e çmimeve të produkteve bazë ka ndikuar që propozimi i qeverisë për pagën minimale prej 264 euro të mos pranohet nga sindikatat në vend, që duan pagë minimale prej 400 eurove./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...