Këshilli Ekonomik Social më 28 dhjetor të këtij viti në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që të ndryshojë pagën minimale në vend, rrjedhimisht për rritje të saj në vlerë prej 250 euro, shkruan arbresh.info.
Ky propozim do t’i dërgohet edhe Qeverisë për miratim.
E njohësit e ekonomisë vendimin e këtij Këshilli e vlerësojnë si të drejtë por të vonuar. Ata thonë se duke e parë gjendjen ekonomike dhe sociale në vend një qëndrim i tillëështë i mirëseardhur.
Njohësi i ekonomisë, Musa Limani thotë për arbresh.info se e përkrah këtë vendim të KES-it, duke shtuar se paga minimale prej 250 euro është reale.
“Moti është dashur që në Kosovë të caktohet zyrtarisht paga minimale jo sikur deri tani me marrëveshje ‘zgjate dorën’. Nëpikëpamje profesionale paga minimale caktohet në bazë të shportës së jetesës , shporta e jetesës llogaritet në bazë tëindeksit të çmimeve pakicë .Unë plotësisht pajtohem që kjo pagëështë reale në kuptimin e pagës minimale “, ka thënë ai.
Limani, pret që Qeveria e vendit ta miratoj këtë vendim të KES-it.
“Me siguri që Qeveria duhet ta aprovoj këtë sepse nën këtë pagë me të vërtetë nuk ka kuptim të kemi paga në Kosovë. Unë pajtohem plotësisht që paga minimale të jetë 250 euro dhe besoj që Qeveria do të ketëmirëkuptim dhe do ta aprovoj këtë propozim”, ka pohuar ai.
Të njëjtën gjë e thotë edhe LulzimBeqiri. Sipas tij, ky lajm është i mirëpritur, ndonëse i vonuar.
“Vendimi i Këshillit Ekonomik Social për rritje të pagës minimale prej 250 euro është lajm shumë i mirë, ndonëse i vonuar kur dihet që në Kosovë në asistencë sociale janë mbi 27 mijë familje me mbi 270 mijë qytetarë ose 15 për qind e popullsisë, pra çdo ditë kemi rritje të çmimeve dhe shporta e konsumatorit po pëson rritje e në anën tjetër paga minimale po vazhdon të jetë në nivel të njëjtë”, ka thënë Beqiri.
Sipas tij, Qeveria e vendit duhet të gjej mirëkuptim dhe ta miratoj këtë vendim të KES-it, përderisa ka gjetur forcë të dyfishoj edhe pagat e veta.
“Besoj që Qeveria e vendit do të gjejë mirëkuptim ta miratoj këtë vendim të KES-it, përderisa gjeti forcë dhe dyfishoi pagat e veta. Jam i bindur se edhe këtë propozim do ta miratoj, edhe pse ka kundërshti të sektorit privat, por prapë se prapë mendoj se duhet miratuar”, ka shtuar ai.
Këshilli Ekonomik Social e ka marrë këtë vendim bazuar në kriteret e përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.09/2013, për përcaktimin e kritereve për përcaktimin e pagës minimale.
Aktualisht në Kosovë, paga minimale është 130 deri në 170 euro./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...