Google ADS

Pacolli: Zbritet polisa e sigurimit për mërgimtarët (Video)

23:05 | 9 Qershor 2015
Arbresh.info

Për çdo hyrje me veturë në Kosovë, mërgimtarët këtë vit do të paguajnë më pak.

Nga një korriku, polisën e sigurimit do ta paguajnë 50 për qind më lirë.

Mirëpo, kjo rregull do të vlejë vetëm për ato automjete që e kanë polisen e Kompanisë së Sigurimeve “Siguria”.

Rrahim Pacolli, përfaqësues i kësaj kompanie ka dalë i vetëm në këtë vendim, pasi 11 kompani të tjera të sigurimeve nuk kanë shfaqur deponim fare për këtë punë .

E pavarësisht se po vepron ndryshe nga konkurrentet e tij, drejtori i i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, mohon se ka vepruar kundërligjshëm./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme