Pacolli: Nëntoka po largon investitorët

10:33 | 26 Mars 2015
Arbresh.info

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovë, Behgjet Pacolli, thotë se ka rënë viktimë e nëntokës në rastin e privatizimit të hotelit “Grand” në Prishtinë.

Ai edhe më tutje vazhdon të këmbëngulë se procesi i privatizimit dështoi qëllimisht, pasi që ai nuk pranoi të japë ryshfet prej miliona euro disa sekserëve të deleguar nga pushteti i atëhershëm.

”Unë jam viktimë e këtij procesi kriminal. Jam dëmtuar rëndë financiarisht, pasi që nuk pranova të jap ryshfet prej miliona euro personave të caktuar si kusht për privatizimin e hotelit ‘Grand’ në Prishtinë. Në momentin që unë kam denoncuar publikisht dhe në prokurori sekserët, në mënyrë automatike janë bllokuar të gjitha proceset”, ka thënë ish-zëvendëskryeministri Pacolli gjatë një bisede për gazetën “Zëri”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme