Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka vizituar sot Gjilanin ku edhe është takuar me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri.
Pacolli përmes një statusi në facebook ka njoftuar se në Gjilan do të investohen 800 mijë euro për realizimin e projektit për vazhdimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit “Mirusha” në Gjila.
Pacolli gjithashtu tha se gjilanasit meritojnë investime të tilla në mënyrë që të ngitet standardi jetësor i tyre.
“Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumi Bashkëpunit ndërmjet UD Ministrit të MMPH-së z.Fatmir Matoshi dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, deklarova se Gjilani me vite ka kenë i anashkaluar nga qeveria qendrore por më nuk do të anashkalohet sepse gjilanasit meritojnë investime të tilla në ngritjen e standartit të përgjithshëm jetësor”, është shprehur Pacolli.
Postimi i plotë i Pacollit:
Investime zhvillimore në tërë Kosovën…
Në Gjilan po investojmë 800 mijë euro për realizimin e projektit për vazhdimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit “Mirusha” në Gjilan.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumi Bashkëpunit ndërmjet UD Ministrit të MMPH-së z.Fatmir Matoshi dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, deklarova se Gjilani me vite ka kenë i anashkaluar nga qeveria qendrore por më nuk do të anashkalohet sepse gjilanasit meritojnë investime të tilla në ngritjen e standartit të përgjithshëm jetësor.
Anamorava mbetet njëra ndër prioritetet e mia të përhershëme.
Në ditët e ardhshme projekte të reja që nxisin zhvillimin ekonomik dhe punësimin.
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...