Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se është koha që Kosova të heq taksën.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo është e vetmja rrugë për partneritetin me SHBA-në, shkruan arbresh.info.
Pacolli ka shkruar gjithashtu se vonesa për heqje të taksës do të shkoj vetëm në dobi t Serbisë.
“Aleanca Kosova e Re (AKR) ka qenë mbështetëse për vendosjen e takses së tregtisë kundër Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës në Nëntor 2018 si një kundër-masë për fushatën agresive diplomatike dhe propaganduese serbe që synonte dëmtimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe të interesave së saj kombëtare.
Taksa e arriti qëllimin e saj. Taksat e ndërgjegjësuan komunitetin ndërkombëtar për fushatën e ndotur diplomatike dhe propaganduese serbe. Taksa nuk ishte synuar kurrë të mbetet një instrument për të penguar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura dhe sovrane nën udhëheqjen e Perëndimit, posaçërisht SH.B.A. Shtetet e Bashkuara vendosën kushtin për heqjen e taksave tregtare në këmbim të përfundimit të tërheqjes së fushatës së njohjes nga Serbia dhe kanë dhene garanci për këtë. Asnjë shtet apo entitet, nuk mund t’ja sigurojë Kosovës këto garancione. Pa mbështetjen diplomatike, politike, ekonomike dhe ushtarake të SH.B.A.-së, Kosova nuk ka shanse të qëndrojë vetëm kundër sfidave të jashtme me të cilat përballet.
Tani është koha në pikëpamje të AKR-së që Kosova të marrë një vendim për heqjen e taksave sipas propozimit amerikan në kuadër të angazhimit të fuqishëm të Kosovës drejt aleancës strategjike dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara. Kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe nuk ka asnjë alternative për partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara! Nuk ka asnjë alternative për përfitimet që na jep ky partneritet si deri më sot në jetën e popullit të Kosovës që nga vitet ’90: ne duhet të bëjmë pjesën tonë!
Vonesat në marrjen e një vendimi të tillë, narracioni anti-amerikan në sferën politike dhe publike dhe dilemat për aleancen me Shtetet e Bashkuara, shkojnë vetëm në dobi të Serbisë. Kjo është arsyeja pse AKR sot mbështet heqjen e takses së tregtisë, angazhohet dhe mbështet lidershipin amerikan në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si garancia e vetme për një rezultat të suksesshëm me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...