Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani priti në takim drejtuesit e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Ajo falënderoi kryetarin e AKK-së, Valon Prestreshi për reagimin e shpejt dhe komunikimin e vazhdueshëm me qytetarët në lidhje me çështjen e rritjes së çmimeve të produkteve esenciale në treg gjatë periudhës së përballje me pandeminë Covid-19.
Theks i veçantë në takim është vënë në vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për gjobitjen e 14 kompanive të derivateve të naftës për çrregullim të konkurrencës në treg në muajt e fundit të vitit 2018.
Kryeparlamentarja Osmani ka mbështetur veprimet e fundit të AKK-së.
“Vlerësoj çdo vendim tuajin i cili kontribuon në mbrojtjen e konkurrencës në treg. Profesionalizmi juaj dhe përmbushja e plotë e mandatit të kësaj agjencie ka ndikim të drejtpërdrejt dhe afatgjatë në sundimin e ligjit”, ka theksuar Osmani.
Në takim me zyrtarë të AKK-së, Osmani e trajtoi edhe çështjen e pretendimeve për monopol në sektorin e energjisë nga dielli.
Palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm, teksa kryetarja Osmani shfaqi gatishmërinë për mbështetje dhe angazhim aktiv të Kuvendit në trajtimin e të gjitha çështjeve të cilat janë në interes të qytetarëve dhe ndikojnë në ruajtjen e konkurrencës së shëndoshë në treg./arbresh.info/
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...