Organi Shqyrtues i Prokurimit ka hedhur poshtë pretendimet e dy kompanive ndaj KEK-ut në tenderin për furnizim me mekanizëm të rëndë.
Kompania “Lager Trade” dhe “Teknoxgroup Kosovo” e kanë akuzuar KEK-un për kufizim të konkurrencës së drejtë, duke ia përshtatur specifikacionet teknike vetëm një prodhuesi. Këto dy kompani i kanë shpalosur ankesat e tyre para panelit treanëtarësh të OSHP-së në seancën kryesore për këtë tender. Ky tender është i ndarë në 8 lote -pjesë dhe është shpallur gjatë muajit prill. Vlera e tenderit mund të arrijë deri në 3 milionë euro, shkruan sot KD.
Nikola Mediç, përfaqësues i kompanisë “Lager Trade”, me seli në Kroaci, ka thënë se KEK-u është duke favorizuar prodhuesin “Liebherr”. Ky prodhues, sipas tij, përfaqësohet në Kosovë nga kompania “ORTU” dhe “T&C”.
“Nëse merret për bazë se ‘ORTU’ përfaqëson ‘Liebherr’, ‘T&C’ përfaqëson ‘Volvon’ dhe të dyja firmat kanë autorizimin e ‘Liebherrit’ dhe automatikisht kuptohet se mund të dirigjohet…
Mediç ka kërkuar që OSHP-ja të kthejë në ritenderim këtë proces të prokurimit për furnizim me mekanizëm të rëndë, apo të bëhet edhe një ekspertizë e pavarur, pasi, sipas tij, eksperti teknik i angazhuar nga OSHP-ja ka bërë lëshime.
Të njëjtën ankesë e ka bërë edhe Gani Shashivari, nga kompania “Teknoxgroup Kosovo”.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore