OSHP-ja e kërcënon me gjobë KEK-un dhe me marrje të licencës së prokurimit

06:48 | 3 Qershor 2015
Arbresh.info

Zyrtari i Prokurimit i KEK-ut rrezikon të mbetet pa licencë të punës për shkak të moszbatimit të një vendimi të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Ky i fundit i ka dhënë pesë ditë afat KEK-ut që të rivlerësojë tenderin për blerjen e buldozerit, ashtu siç thuhet në vendimin e OSHP-së për të njëjtin tender.

Përveç marrjes së licencës së dy zyrtarëve, Gjykata e Tenderëve ka kërcënuar se do të gjobitë me pesë mijë euro KEK-un nëse nuk rivlerësohet tenderi, shkruan sot KD.

“Paneli shqyrtues konstaton se… mosrespektimi i njoftimit të dt. 25 mars 2015 e detyron atë që konform dispozitave ligjore të nenit 131 të LPP-së ndaj autoritetit kontraktues të vendosë një gjobë prej jo më pak se 5.000 (pesë mijë) eurosh, kurse ndaj zyrtarit përgjegjës të prokurimit do të jetë e obliguar që konform nenit 25 pika 8 e LPP-se të marrë vendim për marrjen e certifikatës së prokurimit, për bishtnim-ikje të përmbarimit të vendimit të OSHP-së”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme