Mirëmbajtja e autostradës “Ibrahim Rugova” i ka dalë proces i vështirë Ministrisë së Infrastrukturës (MI). Kjo Ministri po rrezikon të mbetet pa zyrtarin kryesor të prokurimit Arif Zhushin, ngase janë evidentuar parregullsi nga ana e prokurimit të Ministrisë, kur i ka shpallur fituesit e tenderit për mirëmbajtjen e autostradës “Ibrahim Rugova”, shkruan Zëri.
Nga data nëntë dhjetor, Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka dhënë afat Ministrisë që brenda pesë ditëve të formojë një komisioni për vlerësimin e ofertave. Ky afat i OSHP-së ka ardhur pas vendimit të datës 10 tetor kur Gjykata e tenderëve pati vendosur që ta kthejë në rivlerësim tenderin “Mirëmbajtja rutinë për vitin 2015 dhe 2016 dhe Mirëmbajtja dimërore për sezonin dimëror 2015/2016 dhe Mirëmbajtja dimërore për vitin 2016/2017 e Autoudhës “Ibrahim Rugova” A7-segmenti Morinë – Gjurgjicë Loti 1; dhe Autoudhës A7 – Segmenti Bresje – Besi, Rrugës Nacionale N9, Segmenti Bresje – Gjurgjicë – Udhëkryqit të Autoudhës A7/A6 deri në Konjuh dhe kyçja me Rrugën Nacionale N2- loti 2”. Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk kanë treguar nëse do ta zbatojnë urdhëresën e lëshuar, por kanë pranuar se kanë telashe me OSHP-në.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...