Ministri në largim i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Arban Abrashi ka bërë të ditur se sot bashkë me GIZ është lansuar programi i nxitjes së punësimit përmes skemës së subvencionimit të pagave dhe trajnimit në punë.
“Në ofertë janë mundësi për 500 subvencionime të pagave, 360 praktikantë në sektorin e veshmbathjeve apo rrobaqepësi, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të drurit, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të metalit dhe 100 praktikantë në sektorin e Teknologjisë Informativ. Pra në total kemi mundësi për 1160 punëkërkues”, thuhet në një njoftim të Abrashit, transmeton arbresh.info.
Ai ka ftuar të gjitha bizneset dhe punëkërkuesit e interesuar të aplikojnë pranë zyreve të punësimit për këtë mundësi./Arbresh.info.
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...
Ademi e Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për z...