Në konferencën e sotme në Prishtinë, Oda Ekonomike e Kosovës, prezantoi një raport në të cilin është vlerësuar se situata e bizneseve në Kosovë është përkeqësuar për 7 për qind.
Sipas ndërmarrësve, barrierat e të bërit biznes në Kosovë konsiderohen të jenë mungesa e porositjeve, mungesa e personelit të kualifikuar, kapacitetet e kufizuara teknike, mungesa e mjeteve financiare, kamatat e larta etj.
Sipas ambasadorit Bosch, ndërmarrësve në Kosovë duhet t’u jepet mundësia që punën e tyre ta kryejnë ashtu siç duhet, por po ashtu ata edhe vetë duhet t’i krijojnë rrethanat për zhvillimin e bizneseve të veta.
“Ndihma që i bëhet ekonomisë, duhet të bëhet nga sektori privat, por Qeveria duhet të krijojë kushte për sektorin privat që të funksionojë siç duhet, do të thotë që nuk është Qeveria që duhet t’i stimulojë apo të krijojë punën vet, por ata duhen t’I krijojnë rrethanat në mënyrë që të krijohen punët, vendet e punës nga komuniteti i biznesit”, tha Bosch.
Ndërkaq, kryetar i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se situata e bizneseve është përkeqësuar tej mase në tremujorin e parë të vitit 2015.
“Respektivisht gjendja është përkeqësuar për 7%. Rënie është vërejtur edhe tek bizneset që situatën aktuale e vlerësojnë si të mirë që do të thotë se është 21% krahasuar me 28% në tremujorin e njëjtë të vitit 2014”, tha Gërxhaliu
Sipas tij, njëra ndër sfidat më të mëdha në Kosovë, pa dyshim është pritja për punësim dhe krijimi i vendeve të punës.
Sipas analizës së bërë, pritjet më të larta për punësim kanë qenë në tremujorin e parë të vitit 2013, duke shënuar ndryshime kryesisht në rënie në tremujorët pasues. Po ashtu, vetëm rreth 30% e bizneseve të anketuara presin që punësimi të rritet, rezultate këto në trend pozitiv në krahasim me tremujorin paraprak të 2014-tës, dhe me një rënie prej 7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Gërxhaliu po ashtu tha se 11% e bizneseve presin që numri i të punësuarve të zvogëlohet, përqindje kjo më e mirë krahasuar me tremujorin paraprak. Ndërsa rreth 60% e bizneseve presin qe punësimi të mbetet i njëjtë.
Kur bëhet fjalë për një periudhë më të gjatë kohore, sipas Gërxhaliut, pritjet janë shumë më optimiste për punësim.
“Për dallim nga pritjet optimiste për punësim, pritjet janë më pesimiste për gjashtëmujorin e ardhshëm. Vetëm 36% presin që situata e biznesit të përmirësohet. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi një rënie prej 22% të bizneseve që presin që situata të përmirësohet dhe një thellim i pritjeve negative prej 6% të bizneseve që presin që situata të përkeqësohet. 47% presin situatë të njëjtë për periudhën e ardhshme 6 mujore”, tha Gërxhaliu.
Sipas analizës së bërë, treguesi i klimës ka shënuar ndryshime të theksuara krahasuar me tremujorin paraprak, por edhe krahasuar me periudhën e njëjtë të 2014. Situata aktuale e biznesit vlerësohet të jetë negative me -8%.
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot