Google ADS

OEK prezanton studimin për barrierat e bizneseve mes Kosovës dhe Serbisë

08:05 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të bëjë sot prezantimin e rezultateve të hulumtimit të realizuar nga “Forumi për Marrëdhënie Etnike“ dhe “Heinrich Bowl Stiftung“ mbi tejkalimin e barrierave për biznesin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë raport janë pasqyruar rezultate të hulumtimit nga pikëpamja dhe përvoja e bizneseve të të dyja vendeve, në të bërit biznes mes Kosovës dhe Serbisë.

Raporti poashtu përmbledh informata nga raportet të ndryshme të institucioneve relevante nga të dyja vendet, rreth nivelit të bashkëpunimit ekonomik, barrierave tarifore dhe jotarifore, pengesave në të bërit biznes nga politika që po u shkakton ndërmarrjeve nga të dyja vendet, analiza e kuadrit legjislativ për biznesin, njohuritë mbi rolin dhe rëndësinë e marrëveshjes CEFTA, etj.

Duke konsideruar përpjekjet e vazhdueshme të OEK-ut në lehtësimin e të bërit biznes, tejkalimin e barrierave dhe eliminimin e ndikimit politik kur bëhet fjalë për zhvillim ekonomik dhe promovim të rajonit si paketë e përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

OEK-u thekson se edhe më tutje do të ndjekë këtë përgjegjësi që promovojë dhe të rrisë imazhin e vendit në mekanizmat rajonal dhe ata ndërkombëtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme