Google ADS

OEK prezanton master planin për lagjen Kodrina

07:08 | 2 Mars 2016
Arbresh.info

Oda Ekonomike e Kosovës organizon prezantimin e master planit për lagjen Kodrina i cili është rezultat i konkursi ndërkombëtar organizuar nga NTN Tregtia në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Javen e kaluar është shpall fituesi për projektin me te mirë  studio-Libeskind një nder top studiot botërore projektuese.

Duke pare impaktin ekonomik të këtij projekti OEK do te hap ekspozitën e projekteve konkurruese si dhe do te bej prezantimin e projektit fitues.

Me rëndësi është me theksuar se behët fjalë për njërin ndër projektet më të mëdha në regjion i cili realizohet me produkte e prodhuara në Kosovë,

Projekti ka rreth 650.000m2 dhe ne afat prej 10 viteve pritet te krijon kushte banimi prej 18.000-20.000 banor.

Implementimi i projektit nxin një cikël te gjer zhvillimi. Pritet punësimi vjetor i 700 punëtorëve në dhjetë vitet e ardhshme. Gjithashtu do të punëson kapacitetet e industrisë ndërtimore të vendit po në këtë periudhë.

lagja Kodrina, masterplani

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme