OEK kërkon reagim institucional për mishin belg

11:53 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Afera me mishin e vjetër belg që u importuar në Kosovë ka ngjallur reagime nga Oda Ekonomike e Kosovës të cilët konsiderojnë se qeveria nuk po i jep vëmendje të mjaftueshme kësaj çështje.

“Skandali me “mishin belg”, ka ekspozuar shumë qartë rrezikun e vazhdueshëm nga prodhimet që shiten në Kosovë, por për shkak të preokupimeve me temat e “rëndësishme” politke, ende nuk po e merr vëmendjen e duhur institucionale”, thuhet në komunikatën e OEK.

Ata po ashtu kanë bërë thirrje për disa veprime konkrete nga Qeveria dhe Parlamenti që kanë të bëjnë me sigurinë konsumatorëve që përfshijnë identifikimin e rrjetit tregtar që ka organizuar shitjen e mishit belg dhe nisjen e hetimeve për të gjithë akterët e përfshirë.

Tutje ata kanë kërkuar të përkrahen prodhuesit vendor dhe të rritet inspektimi për standarde dhe cilësi.

ështja e mishit të prishur belg është bërë temë në të gjithë Evropën. Ka qenë një punëtor i kompanisë eksportuese belge të mishit, VEVIBA, që ka treguar se kanë eksportuar mish të prishur në të gjithë Evropën Juglindore dhe në Afrikë, por ai ka pranuar të flas vetëm për Kosovën.

Ai ka thënë se kanë qenë pikërisht autoritetet kosovare që të parat e kanë zbuluar mishin e prishur nga Belgjika në vitin 2016 dhe i kanë njoftuar autoritetet belge.

Pas njoftimit që autoritetet belge kanë marrë nga Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinisë, në këtë shtet kanë nisur hetimet dhe është zbuluar skandali me mishin e prishur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme