Google ADS

OEGJK, anëtare e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

09:50 | 8 Qershor 2015
Arbresh.info

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare bëhet anëtare e rregullt e përbërjes së re të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës.

Konfirmimi i anëtarësimit të Odës Ekonomike Gjermano Kosovare është bërë nga kabineti i ministres së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës Hykmete Bajrami.

OEGJK, e cila përfaqëson një numër të madh të bizneseve kosovare dhe gjermane që operojnë në Kosovë, e ka mirëpritur dhe vlerësuar këtë hap të drejtuesve të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, dhe merr përgjegjësitë e saj për të kontribuar në gjitha aspektet e mbarëvajtjes së punëve të Këshillit në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndryshe presidenti i OEGJK-së, z. Samir Krasniqi, do të marrë pjesë në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, që nga ministrja Bajrami është paracaktuar të mbahet sot./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme