Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës mirëpresin përafrimin e qëndrimeve politike për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, si përgjigje në thirrjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të sektorit privat.
Plotësimi i projektligjit me rekomandime të mëtejme si dhe shtimi i vlerës monetare së përkrahjes financiare ndihmon në adresimin më proporcional të kërkesave të bizneseve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID19.
Prandaj, OEAK dhe OEK u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të mbështesin projektligjin në seancën e nesërme kur Projektligji pritet që të votohet në lexim të dytë.
Në të njëjtën kohë, të dyja odat ekonomike kërkojnë që sa më shpejtë të jetë e mundur të kryhen përgatitjet e platformave përkatëse si dhe të përpilohen kriteret për shpërndarjen e përkrahjes financiare dhe zbatimin e masave të tjera të parapara me projektligj, në mbështetje të qytetarëve dhe ndërmarrjeve.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...