Oda Ekonomike Amerikane përmes një komunikate për medie është shprehur e shqetësuar me shtrirjen e paprecedentë të politikave të diversitetit në Ligjin mbi Shoqëritë Tregtare nga ana e Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Në komunikatë thuhet Oda Amerikane i vlerëson përpjekjet për të identifikuar dhe për të gjetur zgjidhje mbi çështjet serioze gjinore në Kosovë si dhe mbështet përpjekjet e arsyeshme dhe të përgjegjshme për adresimin e këtyre sfidave.
Komunikata e plotë e Odës Ekonomike Amerikane:
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë është e vetëdijshme për boshllëkun e madh në përfaqësimin gjinor në Kosovë, duke mbështetur dhe promovuar një përfshirje më të madhe të grave në borde të organizatave. Megjithatë, Oda Amerikane është e shqetësuar me shtrirjen e paprecedentë të politikave të diversitetit në Ligjin mbi Shoqëritë Tregtare nga ana e Kuvendit të Kosovës, duke imponuar kuota të përfaqësimit gjinor për të gjitha shoqëritë aksionare të regjistruara në Kosovë, zbatimi i të cilave duhet të ndodhë brenda një periudhe gjashtëmujore.
Oda Amerikane i vlerëson përpjekjet për të identifikuar dhe për të gjetur zgjidhje mbi çështjet serioze gjinore në Kosovë si dhe mbështet përpjekjet e arsyeshme dhe të përgjegjshme për adresimin e këtyre sfidave. Megjithatë, fushëveprimi i këtyre amandamenteve jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, që parasheh një ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë si bazë të rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës, por është edhe një akt normativ i paprecedent në ndonjë nga shtetet demokratike moderne, e që rrjedhimisht do të dekurajonte investimet e huaja, të cilat janë tejet të nevojshme për Kosovën.
Oda Amerikane nuk e përkrah një ndërhyrje të tillë në të gjitha shoqëritë aksionare, e rrjedhimisht u bën thirrje institucioneve të adresojnë këto shqetësime të ngritura nga kompanitë e sektorit privat dhe përfaqësuesit e tyre, dhe të konsiderojnë sektorin privat si pjesë kyçe të proceseve të konsultimit dhe dialogut gjatë hartimit dhe aprovimit të intervenimeve të tilla në të ardhmen.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me gjitha palët e interesit në hartimin e politikave që kanë për synim adresimin e pabarazive dhe hendekut gjinor në sektorin privat”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...