Pajisja e punëtorëve me kontrata të punës dhe implementimi i përpiktë i legjislacionit për siguri dhe shëndet në punë janë parakushte të domosdoshme për zhvillimin e biznesit në mënyrë etike dhe të qëndrueshme.
Ky ishte mesazhi kryesor i dalë nga tryeza e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, ku kompanitë anëtare të sektorëve të ndryshëm patën rastin të diskutojnë lidhur me tema të ndryshme që mbulojnë këtë fushë.
Visar Hapçiu, Menaxher për Politika dhe Marrëdhënie me Qeverinë në Odën Amerikane tha se kjo tryezë shërben për të ndërtuar një dialog më të fuqishëm mes bizneseve dhe Inspektoratit të Punës, si dhe për t’u informuar më nga afër me planet dhe strategjitë e inspektoratit në periudhën në vijim. Ai ftoi bizneset që të shfrytëzojnë këtë tryezë që të parashtrojnë pyetje dhe të japin komente mbi implementimin e legjislacionit përkatës dhe punës së inspektoratit.
Basri Ibrahimi, Kryeinspektor në Inspektoratin e Punës, njoftoi të pranishmit mbi disa ndryshime të planifikuara të praktikave të agjencisë që ai drejton, duke theksuar se duke filluar nga java në vijim, bizneset nuk do të lajmërohen për vizita që do të kryhen nga inspektorati për verifikimin e pajisjes së punëtorëve me kontrata të punës dhe se nuk do të ketë aspak tolerancë në këtë aspekt. Më tutje, ai tha se dhënia e kontratave të punës punëtorëve është detyrim bazik ligjor i të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në Kosovë, dhe se përfitimet nga pajisja me kontrata është i dyanshëm. Megjithatë, Ibrahimi theksoi se ka përmirësime në këtë aspekt nga viti në vit, edhe pse numri i rasteve të evidentuara të punëtorëve që punojnë pa kontrata është ende i lartë dhe duhet të ketë përmirësime të mëtutjeshme.
Sa i përket temës së mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit në punë, Ibrahimi informoi bizneset lidhur me kampanjat që ky organ ka ndërmarrë gjatë periudhës së fundit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek kompanitë, por edhe tek punëtorët, që të respektojnë në përpikëri dispozitat e parapara në Ligjin që rregullon këtë fushë. Ai tha se qëllimi i inspektoratit nuk është që të gjobiten ndërmarrjet që shkelin këto dispozita, por të informohen dhe edukohen të gjitha palët e interesit mbi përparësitë që aplikimi i drejtë i ligjit u sjell atyre. Ibrahimi vuri në pah edhe disa shembuj të suksesit sa i përket implementimit të drejtë të këtyre dispozitave, duke thënë se ka kompani në Kosovë që sigurinë në punë e kanë mishëruar në vlerat e tyre organizative.
Për fund, bizneset e pranishme patën rastin që të diskutojnë për çështje më specifike që mbulohen nga puna e Inspektoratit të Punës, duke filluar nga rastet kur punëtorët refuzojnë të përcjellin udhëzimet për mbajtjen e pajisjeve të sigurisë, sqarime lidhur me dispozita konkrete të ligjit për siguri në punë, si dhe ngritën nevojën për diskutime më të shpeshta me inspektoratin e punës, qoftë për t’u informuar për tema specifike, mirëpo edhe për të ndarë përvojat e mira mes vete./arbresh.info/
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...